Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit, ka sfiduar Ilir Metën, duke i kërkuar Autoritetit të Dosjeve për të hapur fashikullin e tij.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së shkruan:
“Përpara detyrimit ligjor, u detyrohemi shqiptarëve të jemi të vërtetë. Le ti hapim dosjet duke nisur nga vetja jonë, për të treguar nëse kemi qenë ndonjëherë: të survejuar, bashkëpuntor apo të favorizuar të sigurimit të shtetit. Pa asnjë kufizim!”
Ilir Meta, nuk ka kërkuar deri tani hapjen e dosjes personale të tij, veçse ka akuzuar autoritetin se i ka falsifikuar dosjen.
Autoriteti, në një njoftim zyrtar thekson se autenticiteti i dokumenteve që ky institucion zotëron as mund të vihet në diskutim.
Diskutime rreth kësaj post