Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu si dhe kishte lajmëruar më herët, ditën e sotme më 1 shtator ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.
Në një postim në rrjetet sociale Meta thotë se ky institucion ka bërë shkelje të rënda dhe të qëllimshme në shërbim të shantazhin politik, për llogari të kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit tha se shtetasi Ilir Metaj ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit.
Këto akuza u hodhën poshtë nga ish-kreu i shtetit i cili tha se nuk është i njëjti person dhe paralajmëroi se do të merrte masa.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë,
Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.
Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post