Deputet mbështetës të ish-kreut të PD Lulzim Basha janë mbledhur sot për koordinimin e aktivitetit të grupit parlamentar të PD.
Euronews raporton se janë 20 deputetë që janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim, që nuk është thirrur nga Basha por disa deputetë të tjerë të PD.
Disa nga deputetët e pranishëm në takimin informal janë Andia Ulliri, Gazment Bardhi, Seladin Jakupllari, Ferdinand Xhaferraj, Saimir Koreshi, Dhurata Cupi, Dash Sula, Zheni Gjergji, Ilda Dhori, Helidon Bushati, Lefter Gështenja.
Takimi mbahet para fillimit të sesionit parlamentar për të diskutuar një seri çështjesh. Reforma territoriale, reforma zgjedhore, drejtimi i grupit parlamentar dhe situata e brendshme në PD, janë disa nga çështjet për të cilat pritet të flitet gjatë këtij takimi.
Diskutime rreth kësaj post