Thonë se paratë nuk sjellin lumturi, megjithëse ndihmojnë shumë. Pak e njëjta gjë ndodh në futboll, një investim i madh mund të hapë rrugën drejt suksesit, por nuk garanton tituj dhe Manchester United e ka treguar këtë.
Asnjë ekip në botë nuk ka shpenzuar më shumë para për transferime në dekadën e fundit sesa klubi anglez: 1,100 milionë paund . Një shifër skandaloze që ka dhënë vetëm gjashtë trofe në vitrinat e Old Trafford, shkruan albeu.com.
Në këto 10 sezone shpërdorimesh dhe shpenzimesh të tepruara, klubi anglez ka fituar vetëm gjashtë tituj: Premier League (1), FA Cup (1), League Cup (1), Europa League (1) dhe Community Shield (2).
Realiteti është se “Djajtë e Kuq” nuk kanë përfunduar asnjëherë projektimin e një projekti afatgjatë, që i takonte shpenzimeve monumentale për transferime dhe e gjithë kjo ka rezultuar me dështime të mëdha të futbollistëve dhe transferime pa asnjë konsistencë në vlerën e merkatos..
Çfarë do të ndodhë këtë sezon?
Pikërisht “bombën” e fundit të merkatos e ka realizuar skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag. Antony vjen nga Ajax për 95 milion euro.
Dy ditë pas përfundimit të merkatos, Manchester United është klubi që ka shpenzuar më shumë para këtë sezon në botë: 238.2 milionë euro. Antony (95 milion €), Casemiro (70,65 milion €), Lisandro Martinez (57,37 milion €), Tyrell Malacia (15 milion €) dhe Christian Eriksen (falas).
Për momentin, fillimi i “Djajve të Kuq”, të cilët nuk do të luajnë këtë edicion të Champions League, nuk e kanë nisur mirë në kompeticionin vendas: gjashtë pikë nga dymbëdhjetë të mundshme dhe dy humbje të papritura ndaj Brighton (1-2. ) dhe Brentford (4-0).
Diskutime rreth kësaj post