Bullgaria ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në forumin e “Bled”-it në Slloveni, ku tha se ky vend bllokoi fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE për 8 vite.
Ministria e Jashtme e Bullgarisë shprehet në një deklaratë zyrtare se “i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE”.
Sipas reagimit, Ministria e Jashtme ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje “me retorikën antibullgare të Edi Ramës, e cila është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik”.
Ajo shton se “tani ajo është e kombinuar me një fokus anti-evropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian”.
Deklarata:
“Në lidhje me deklaratat e reja, të paprovokuara, të njëpasnjëshme antibullgare të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bled më 29-30 gusht të këtij viti, bazuar në deklaratën e rreme se Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave të Shqipërisë për 8 vjet për anëtarësimin në BE. MPJ i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.”-tha ajo.
Ministria e Jashtme ka shprehur tashmë qëndrimin e saj në lidhje me retorikën antibullgare të Edi Ramës, e cila është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik. Tani ajo është e kombinuar me një fokus anti-evropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian. Deklaratat zbulojnë keqkuptime rreth kuptimit politik të procesit të vendosjes së marrëdhënieve në rajon në binarët evropianë. Natyrisht, bëhet fjalë ose për mungesë të aftësive komunikuese evropiane ose për një nxitje të qëllimshme të ndjenjave anti-evropiane.
Bullgaria rezervon të drejtën të reagojë në mënyrën e duhur ndaj sjelljes së kryeministrit shqiptar, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane.
Diskutime rreth kësaj post