Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sa i takon shkarkimit të Gledis Nanos.
“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i SHBA-së si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit,” – thuhej në njoftimin e ambasadës në Twitter.
Gledis Nano u shkarkua të mërkurën. Lajm u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së sotme të qeverisë.
“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.
Diskutime rreth kësaj post