Miguel Parra Ramirez, boksieri që u mund me pikë nga Florian Marku të enjten, ka reaguar dhe thekson se ishte ai fituesi. Fillimisht ai tregoi në Sport Ekspres se si u ndje kur u fut në ring.
“Për mua ishte shumë spektakolare të isha në Shqipëri, një vend që ishte shumë miqësor dhe i bukur në përgjithësi. Kur u futa në ring ishte emocion, një skenë a e madhe dhe një shtëpi e mbushur plot, e mrekullueshme. Nuk kam ndjerë fare frikë, ndryshe nuk do të isha në boks.
Sigurisht që frika ekziston dhe është një gjë e mirë, që të mban ty të vëmendshëm dhe të përgatitur për atë që mund të vijë, por unë zgjedh që të jem gati dhe të bëj atë që dashuroj më tepër, që shijoj më tepër.
Të gjithë e dinë se unë e fitova ndeshjen me Florian Markun, përpara syve të gjithë botës, përpara njohësve të boksit dhe ata që nuk e njohin fare boksin, të gjithë më panë mua si fitues, pavarësisht atij vendimi të jurisë dhe gjyqtarëve. Ishte një fitore e qartë për mua, arbitrat e ndihmuan”.-tha ai.
Ramirez foli edhe për mbylljen e raundit të tetë para kohe: “Është diçka që unë nuk e di si ta shpjegoj, nuk e kuptoj. (Qesh) Ndoshta arbitrat po përpiqeshin që ta mbronin nga KO”.
Diskutime rreth kësaj post