Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dha një prononcim për mediat pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, ku ky i fundit i informoi liderët opozitarë për takimin e fundit që pati në Bruksel lidhur me dialogun me Serbinë.
Abdixhiku tha se partitë opozitare janë informuar në detaje nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar lidhur me takimin e 18 gushtit, ndërsa shtoi se ftesa nga kryeministri ishte e vonshme.
“Konsideruam që kjo ftesë është e vonshme pasi vjen dy javë pas takimit në Bruksel. Në ndërkohë, partitë opozitare janë informuar në detaje nga ndërmjetësuesi ndërkombëtar në masë më të thellë se sa që nga informoi sot kryeministri Kurti. Ai bëri sot një prezantim të gjashtë pikave të cilat tashmë janë të njohura për publikun”, deklaroi i pari i LDK-së.
Diskutime rreth kësaj post