Spartak Ngjela nuk e fsheh asnjëherë simpatinë që ka për vajzat e botës së medias, duke vleresuar bukurine e tyre madje dhe publikisht.
Pas moderatores Bora Zemani, avokati nuk i ka kursyer komplimentet as ndaj blogeres së njohur nga Durrësi Adelajda Dajko.
Në një postim të kësaj të fundit, Ngjela shkruan:
“Nuk e kuptova shkrimin e sotëm. Ishe disi e revoltuar së brendshmi.
Ti je shumë e bukur, ke talent… kurse kjo jetë është fenomen estetik. Prandaj…
Të gjitha të tjerat rrotullohen rreth bukurisë dhe intelektit.
Dhe Dante Aligheri na i ka thënë shumë bukur sugjerimin për shpëtimin nga trazirat si ajo që ju keni shkruar: guarda e passa!
Këtë jua imponon bukuria juaj…
Ju përshëndes miqësisht”, shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post