Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomike.
Ai u shpreh se kjo është një krizë e padëgjuar ndonjëherë, duke shtuar se kriza është vetëm në fillimin e saj.
“Qeveria, kryeministri Rama duhet të marrë masa të forta. Ai duhet të rishikojë buxhetin për të mbështetur shqiptarët më në nevojë. Paraja që kanë hedhur qeveritë në këto tri vite të pandemisë është e një përmase të paimagjinueshme, pra kriza sapo ka filluar. Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është vetëm një filtër midis sjelljes së qeverive për dy apo tri vite rresht. Lufta në Ukrainë është një bombë tymuese për të larguar vëmendjen nga çfarë qeveritë u kanë bërë njerëzve”, tha ai.
Gjatë bisedës në studio ai më tej tha se pesha në xhepin e shqiptarëve është më e rëndë se vendet e huaja,.
Diskutime rreth kësaj post