Edvin Prifti, kardiokirurgu që po hetohet nga SPAK për dy vepra penale, nis betejën ligjore të radhës për t’u kthyer në sallën e operacionit. Ish-shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Posaçme, ku kërkon shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.
Kërkesa është argumentuar me faktin se ka përfunduar afati kohor i kësaj mase ndaluese. Kërkesa në fjalë pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Posaçme. Kardiokirurgu Prifti qëndron larg sallës së operacionit në zbatim të masës “pezullim nga detyra” prej gati 1 viti e tre muajsh, teksa po hetohet nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
Dyshimet ndaj tij u nisën pas disa përgjimeve të bëra për llogari të dosjes ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Në vijimësi, mjeku Prifti ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.
Diskutime rreth kësaj post