Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i bën thirrje qytetarve të tregojnë kujdes, teksa kryeqyteti është përfshirë nga një stuhi me rreshje të shumta dhe vetëtima.
Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj rekomandon reduktimin e lëvizjeve të panevojshme.
Njoftimi i plotë:
Ju lutem tregoni kujdes teksa kalon stuhia e beftë në Tiranë, brenda mundësive reduktoni lëvizjet e panevojshme!
Ekipet tona janë në terren për të larguar pemët e rrëzuara e hapur rrugët rurale.
Brenda orës rikthehet çdo gjë në normalitet!
Mirënjohje për mirëkuptimin!“-shprehet Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post