Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.
Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.
E në bisedat ‘online’ që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale. Për sa i përket kësaj të fundit teksa është pyetur nëse do të ketë një tjetër projekt televiziv përpos ‘Portokallisë’, bukuroshja është përgjigjur kështu:Jo, gjasat janë shumë të mëdha që këtë sezon do jem e angazhuar vetëm me ‘Portokallinë në televizion, sepse përtej kamerave kemi marrë një iniciativë bashkë me miqtë e mi që është në funksion të njerëzve që kërkon shumë energji, shumë përkushtim, do ta ndajmë gjithë rrugëtimin me ju.
Diskutime rreth kësaj post