Sot kanë nisur trajnimet e para të mësuesve për abetaren e parë të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Kushi thotë se abetarja e përbashkët unike do të jetë gati këtë shtator për klasat e para në Shqipëri dhe Kosovë.
Gjithashtu Kushi bëri me dije se në datën 1 shtator, së bashku me homologen e saj Arbërie Nagavci do të bëjnë prezantimin e parë të abetares unike për nxënësit e klasave të para në Kosovë.
“Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.
Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës!”, shkruan Kushi në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post