Një javë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, demokratët ende nuk kanë hedhur asnjë hap drejtë bashkimit të tyre, Sali Berisha deklaroi se Luçiano Boçi do të jetë kryetari i ri i grupit parlamentar, por ka ende shumë deputetë demokratë që problemin kryesor e kanë me faktin që vetë Berisha është në krye të PD.
Gjithashtu, Çupi thekson se vendimi i SHBA që ndau demokratët nuk mund të zhbëhet.
Deputetja sheh si një mundësi të mirë zgjedhjet vendore për t’i bashkuar demokratët, por sipas saj për të hedhur hapa drejtë këtij bashkimi duhet vullnet nga të gjithë palët.
Në 5 shtator është parashikuar nisja e sesionit të ri parlamentar, ku do të pritet të merren në shqyrtim nisma të forta ligjore ndaj edhe vetë demokratët janë në pikëpyetje mbi mënyrën se si do të funksionojnë të ndarë në dy grupe të mëdha.
Diskutime rreth kësaj post