Pustec – Ditën e sotme, Një 40-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe, trupi i pajetë i 40-vjeçarit është gjetur në afërsi të fshatit Gollombaç.
Viktima është identifikuar si Fredi Ceno, banues në fshatin Bitinckë, Devoll. Mësohet se i ndjeri kishte dalë për të gjuajtur peshk, ndërsa nuk dihen ende rrethanat se si ai është mbytur.
Njoftimi i policisë:
“Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhnune, shtetasi F. C., 40-vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post