Nëse do të hysh në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, tani e në vazhdim duhet të paguash 1 euro.
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka vendosur që çmimi i biletës kushton 1€ për vizitorët e huaj dhe 1 Mijë Lekë të vjetra për qytetarët shqiptarë.
Çmimi është i vlefshëm për vizitorët dhe jo për besimtarët që vijnë për t’u falur. Ky vendim i KMSH ka pasur reagime te besimtarët myslimanë.
Disa prej tyre janë pro dhe disa kundër. KMSH e justifikon çmimin për restaurim dhe mirmbajtje.
Diskutime rreth kësaj post