Presidenti i Parlamentit italian, Roberto Fico, ka qenë në Shqipëri prej 10 ditësh së bashku me bashkëshorten dhe një mikeshë të familjes.
Ai madje është filmuar duke qëndruar në këmbë në portin e Durrësit, afër një autoveture të vogël, në pritje për t’u nisur për në Bari me tragetin “Adria”, raporton shqiptarja.com.
Ai mban postin e tretë më të rëndësishëm institucional në vendit fqinj.
Asnjë media nuk është informuar, asnjë gazetar nuk e ka ndjekur. Fico, përfaqësues i Lëvizjes 5 yjet (5 Stelle), mbërriti në Shqipëri pa eskortë dhe pa eskortë u kthye në Itali.
Asnjë protokoll, asnjë kërkesë për asistencë konsullore. dje Roberto Fico qëndroi 2 orë në pritje në radhë në portin e Durrësit bashkë me qindra turistë të tjerë dhe vetëm pak vetë e njohën, përfshi dhe një lexues të Shqiptarja.com që bëri këtë foto.
Me 25 shtator të këtij viti në Itali, do të votohet për të zgjedhur parlamentin e ri dhe me siguri Roberto Fico do të lerë detyrën e tij si president i Parlamentit.
Por modestia dhe thjeshtësia që tregon në këtë udhëtim shqiptar, do të duhej të shërbente si shembull për shumë politikanë (apo analistë) shqiptarë, të cilët udhëtojnë e pushojnë si VIP-a.
Diskutime rreth kësaj post