Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët me homologun e tij të Luksemburkgut Xavier Bettel.
Gjatë fjalës së tij Rama e falënderoi publikisht kryeministrin për mbështetjen e tij dhe të shtetit që përfaqëson sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE.
Rama është shperhur se Bettel është një mik i çmuar dhe avokat i Shqipërisë.
“Është një kënaqësi e veçantë të mirëpres sot me kolegët, kryeministrin e Luksemburgut, mik i çmuar. Mik i çmuar jo sepse fjalët e bukura duhen thënë pasi kërkon politesa e rastit, por Luksemburgu dhe kryeministri kanë qenë mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësim. E falënderova përsëri dhe dua ta falënderoj publikisht për faktin se në të gjitha instancat, kryeministri ka qenë avokat i ynë kur nuk kemi qenë të pranishëm. Më vjen mirë që kjo vizitë përkon me një vit të veçantë të historisë tonë me Luksemburgut, 100 vjet nga njohja që ky shtet i bëri Shqipërisë.
Kemi folur për vijimësinë në BE, dhe kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bileterale. Barriera e perceptimin që i pengon rëndom të tjerët të vijnë në Shqipëri është kapërcyer. Nuk dua të zgjatem por shtoj se në Luksemburg ka një komunitet shqiptarët dhe kryeministri flet me admirim për shqiptarët që jetojnë në vendin e tij. Falënderoj kryeministrin edhe për interesimin e tij të posaçëm për rajonin, siç e thashë në hyrje Luksemburgu në tryezën e BE është një zë shumë i rëndësishëm. Përpjekja për të nxitur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të nxitur përmirësimin e klimës, apo një proces politik sa më stabël në Malin e Zi janë pjesë e agjendës së interesit të Luksemburgut dhe kryeministrit Bettel. E falënderoj për rolin e veçantë në procesin e bindjes së aktorëve të tjerë për të dhënë më në fund vendimin për çeljen e negociatave”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post