Është ndarë nga jeta dje pasdite në Tiranë, Nasho Jorgaqi. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Postimi i Idajet Beqirit
“Lajm shumë i trisht, një humbje e madhe për gjithë shqiptarët dhe për Shqipërinë. U nda nga jeta shkrimtari i madh, skenaristi i mirënjohur, studiuesi i përmasave të pakrahasueshëm, kritiku, hulumtuesi dhe përkthyesi brilant, Akademik Prof. Dr. Nasho Jorgaqi, i vlerësuar me shumë e shumë tituj të rëndësishëm nderi, me shumë çmime dhe vlerësime të merituara. më e rëndësishme prej të cilave, dekorata e lartë “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Akademik Prof. Dr. Nasho Jorgaqi n’a ka lënë trashëgimi shumë e shumë botime letrare, skenarë filmash, përkthime dhe botime të rëndësishme shkencore.
Jemi formuar dhe jemi rritur me veprat e Nasho Jorgaqit “Dashuria e Mimozës”, “Ëndrra dhe plagë”, “Tomka dhe Shokët e tij”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Udhëtim me Fan Nolin”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime”, “Qemal Stafa” etj, etj.
E kam njohur, e kam patur mik të shtrenjt, kam bashkëpunuar me të për vite me radhë, posaçërisht gjatë viteve 1990 dhe deri më pak se dy muaj më parë, jo vetëm si anëtar i Kolegjumit të Gazetës “Kombi”, por edhe si një ndër kontributorët e mëdhenjë në Lëvizjen e Intelektualëve për Zgjedhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, Lëvizje e cila ka lënë gjurmë të mëdha dhe ka bërë bërë veprime dhe vepra të rëndësishme, efektet e të cilave i shohin shqiptarët në Pavarësinë e Kosovës, në Epopenë e UÇK, në statusin aktual të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut etj etj.
Akademik Prof. Dr. Nasho Jorgaqi është dhe do të mbetet ndër njerëzit e mëdhenjë, të ditur, erudit, prodhimtarë cilësor të kulturës, të artit, të historisë dhe të letërsisë shqipe, një vlerë që nuk mund të zëvëndësohet për një kohë të gjatë.
Me mikun e madh Nasho Jorgaqi n’a lidhte edhe Mallakastra Krahinë Martire, ku Ai dhe Familja e tij atëdhetare, kanë jetuar prej disa vitesh të paharruara.
Lamtumirë Akademik Prof. Dr Nasho Jorgaqi.
Ju ndritët shpirti i bukur.” shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post