Apnea e gjumit ndodh si pasojë e mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes, kryesisht në zonën e orofarinksit, për shkak të relaksimit të muskujve në atë zonë.
Si ta kuptoni që keni Apne Gjumi?
Kjo sindrom ndodh vetëm në gjumë. Të parët që e vënë re janë familjarët, të cilët referojnë se personi gërhet shumë dhe në disa momente duket sikur mbytet në gjumë, sikur nuk merr frymë.
Disa nga shenjat klinike që shfaqen kryesisht gjatë natës janë:
• Gërhitja (> 2 netë në javë)
• Dëshmi për apne (nga një person tjetër)
• Episode mbytjeje gjatë natës
• Pagjumësi
• Etje
• Urinim të shpeshtë gjatë natës
• Bllokim të hundëve
• Refluks gastrik
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan
Diskutime rreth kësaj post