Pas vizitës së tij në Uashington, shefi i SPAK-ut Arben Kraja është takuar ditën e djeshme me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim shkruan se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.
“Kemi kënaqësinë të mirëpresim sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
Kujtojmë se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, z. Vladimir Mara dhe Drejtorija e BKH, Aida Veizaj zhvilluan në fillim të gushtit në një vizitë zyrtare në Uashington të SHBA-së
Gjatë vizitës ata u takuan me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.
Sipas burimeve, qëllimi i vizitës ishte prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri” thuhet në njoftimin për media të SPAK.
Diskutime rreth kësaj post