Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar deklaratën e ambasadores Yuri Kim lidhur me nisjen e hetimeve nga SPAK, ndaj tij.
Në një intervistë për syri.net Meta u shpreh se Partia e Lirisë e ka mbështetur SPAK më shumë se askush tjetër.
Reagimi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim?
“Deklaratat e Tedi Blushit janë të qarta kundër atyre që i bëjnë presione SPAK. Ata thonë SPAK është krijesa jonë, pra ne u krijuam ne e zhbëjmë. Jemi në një ndeshje të vërtetë dhe kjo është ballore. Unë kam dalë në sheshin e betejës. Është rrugë pa kthim për fatet e shqiptarë. Përpjekjet e Ramës janë thjesht histori të gruas së Bilalit. Ai është përpjekur me dezinformata mashtrime. Raporti im dhe i PL me BE, NATO dhe SHBA është i qartë, do të përmbushim çdo detyrim,. Ritmi i ndryshimit të Shqipërisë do të jetë i jashtëzakonshëm. PL është partia që ka mbështetur më shumë SPAK, ja ka bërë gati të gjitha SPAK.”-shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post