Porti i Durrësit, ashtu si pikat kufitare dhe dy aeroportet që ka vendi ynë, ka regjistruar javën e fundit një numër të madh udhëtarësh që largohen nga vendi. Pushimet pothuajse kanë mbaruar dhe emigrantët e turistët po ikin.
Autoriteti Portual Durrës thotë se fluksi i lëvizjeve të udhëtarëve prej më shumë se një jave është i përqendruar në dalje nga Porti i Durrësit drejt Porteve italiane të Barit dhe Ankonës.
Të dhënat zyrtare nga kjo “port detare” e Shqipërisë, tregojnë se numri i atyre që po ikin është ndjeshëm më i lartë se i atyre që po vijnë. Rreth 60,000 udhëtarë janë përpunuar vetëm javën e fundit në Portin e Durrësit, prej të cilëve 44 mijë në dalje dhe 16 mijë në hyrje.
“Përgjatë gjithë sezonit turistik të gjitha strukturat që operojnë në pikën më të rëndësishme kufitare të vendit janë angazhuar maksimalisht për përballimin me sukses dhe pa probleme të fluksit të hyrje-daljeve”, njofton Autoriteti Portual Durrës.
Diskutime rreth kësaj post