Kryeministri Edi Rama nuk ka duruar dhe i është përgjigjur valës së kritikave për mënyrën se si qeveria e ka mbështetur deri më tani sportin duke marrë shkas nga pompoziteti me të cilën pritën atleten Luiza Gega.
Shumica e komenteve ishte se Rama po kërkonte të përfitonte në imazh duke u shfaqur në krah të kampiones të cilës i puthi edhe duart.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Rama hedh poshtë akuzat dhe thotë se është bërë shumë punë prej kohësh për të mbështetur sportistët e kalibrit evropian.
“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?
Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!” – shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post