Ditët e fundit moti i keq ka ‘pushtuar’ Greqinë, ku janë përmbytur rrugët për shkak të reshjeve të dendura. Ndërkohë që autoritet kanë paralajmëruar rrezik të shtuar për ditën e mërkurë.
Sipas meteorologëve grekë, gjatë ditës së nesërme pritet të ketë reshje të dendura shiu dhe stuhi, të cilat do të shoqërohen me frekuencë të lartë rrufeje, breshër dhe erëra të forta
Arnautoglou Sakis u bën thirrje bashkive të vendit në 48 orët e ardhshme të marrin masat për “kontroll dhe pastrim parandalues të përrenjve, puseve dhe gjithashtu për ndërhyrje në shtratin e lumit për të përballuar rreziqet e përmbytjeve që mund të lindin nga shirat dhe stuhitë potencialisht të rrezikshme, që të dhënat e fundit të parashikimit duan të manifestohen kryesisht në 48 orët e ardhshme në shumë zona të Greqisë!.
“Me këto të dhëna, përveç dukurive të përmbytjeve të papritura, rrezikohet edhe nga erërat që zakonisht shoqërojnë stuhitë, ndërsa nuk përjashtohet që kushtet të jenë edhe të favorshme për formimin e sifonëve (tornadove – turbinave të ujit. !) Në çdo rast si për të mirë ashtu edhe për keq, për mendimin tim modest besoj se është e nevojshme të jemi vigjilentë por edhe të merren masa paraprake elementare!”, thekson Sakis.
Diskutime rreth kësaj post