Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar ditën e sotme se “kthimi i Krimesë në Ukrainë, pjesë e pandashme e së cilës është, në thelb është një kërkesë e ligjit ndërkombëtar”.
Erdogan ka theksuar se Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë dhe se ky hap “është i ilegjitim dhe i paligjshëm”.
Erdogan shtoi: “Mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Ukrainës është thelbësore jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, por edhe global.”
Diskutime rreth kësaj post