Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas rritjes së çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës.
Vasili sjell shifrat me sa shitet nafta në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, teksa shkruan se kushdo që ka sy në balle dhe mend në kokë kupton se çfarë plaçkitje të tmerrshme po bën qeveria e hajdutëve, që ndan fitimet me oligarkët.
Sipas tij, çdo shqiptar vidhet egërsisht nga qeveria dhe askush nuk ka të drejtë të lidhë duart e të heshtë.
Postimi i Vasilit:
“Çfarë qeverie hajdutesh dhe grabitqaresh, rriti çmimin e naftës sot ne 239 lek!!
Hajdutëria nuk ka te ndalur. Bordi i hajduteve te qeverise rriti çmimin ne 239 lek. Maqedonia e ka çmimin e naftës sot 176 lek.
Mali i Zi e ka çmimin 157 lek naftën. Maqedonia 63 lek me ulet dhe Mali i Zi 82 lek me ulet. Por Maqedonia dhe Mali i Zi nuk kane qeverinë e gangsterëve te rilindjes.
Kushdo qe ka sy ne balle dhe mend ne koke kupton se cfare plaçkitje te tmerrshme po ben qeveria e hajduteve, qe ndan fitimet me oligarket.Çdo shqiptar vidhet egërsisht nga qeveria dhe askush nuk ka te drejte te lidhe duar e te heshte.
#PoshteQeveriaHajdute”-shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post