Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka kërkuar SPAK-ut që të arrestojë ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një prononcim për gazetarët ai, tha se drejtësia duhet të nisë procedimin penal ndaj Sali Berishës.“Është e papranueshme që 30 vjet pas vendosjes së demokracisë, një sekretar partie, i shpallur non grata, ky person të vazhdojë të bëjë pis kuvendin dhe jetën politike në vend. Non-grata është marrë nga SHBA dhe nga Britania dhe qëllimi ynë është i qartë; i takon organeve të drejtësisë.
I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura nga SHBA dhe së fundmi nga letra që i është dorëzuar Berishës nga Britania e Madhe, unë mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin tjetër janë bërë publike edhe elementet korruptive dhe lidhjeve të tij politike që i takojnë drejtësisë”, tha Balla. Ai shtoi gjithashtu se Berisha dhe Meta janë të eliminuar politikisht, ndërsa nisma e propozuar nuk ka të bëjë me persona të veçantë.“Ata janë të eliminuar politikisht në kuptimin e besueshmërisë publike, nuk ka të bëjë fare me një nismë që lidhet me persona të veçantë. Ndryshimet e propozuara janë domosdoshmëri”, deklaroi Balla.
Dosja e kompleksit “Partzani”
Ndërkohë, kujtojmë se më herët Balla ka dorëzuar fakte të tjera në SPAK për dosjen e Kompleksit “Partizani”, për të cilën akuzohet familja Berisha. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetin social deklaroi se kush mendon se qeveria ka hequr dorë nga akuzat gjatë kohës kur ishte në opozitë, e ka shumë gabim. “Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Në SPAK depozituam prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund”, shkroi Balla. Kjo çështje është e qartë, shpresoj që drejtësia e re të japë rezultat. Ajo që di unë s’kam për të hequr dorë kurrë 10 vite sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumenta dhe vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje. Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarët e tyre të cilët kanë përvetësuar një pronë që ka shumë elementë penalë. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi ushtrimi i ndërtimit të paligjshëm.
Unë kuptova që punë ishte bërë, kaq mund tu them”, tha Balla. Por si u hap dosja për privatizimin e kompleksit “Partizani”? Më 17 nëntor 2020, deputeti socialist Taulant Balla dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e këtij kompleksi, ku akuzoi vetë ish-kryeministrin Sali Berisha, Jamarbër Malltezin, dhëndrin dhe vajzën e tij, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha. SPAK, më 8 mars të 2022 njoftoi se ka nisur hetimet për këtë aferë. Kjo lëvizje ngushton edhe më shumë “lakun”, pasi për herë të parë në drejtësinë shqiptare mund të shkojnë pas hekurave persona në nivele shumë të larta, ku njëri prej tyre është Berisha. Përgjigjja e SPAK për Taulant Ballën i thotë të gjitha, pasi nëse kërkojmë veprën penale për të cilën po hetohet Sali Berisha dhe personat e përfshirë në këtë aferë janë të parashikuar nga neni 287. Prokuroria e Posaçme është duke i hetuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në Kodin Penal thuhet se kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Diskutime rreth kësaj post