Evi Kokalari ka komentuar fitoren e atletes Luiza Gega. Në një postim në rrjetet sociale Evi Kokalari shkruan: T’ju them të drejtën fitorja e Luiza Gegës mua më trishtoi, jo sepse nuk të bën krenare, por kur shoh lotët e saj dhe flamurin Shqiptar që mban në krahë, dhe nga ana tjetër shoh të gjithë politikanët që e shkatërruan Shqipërinë të krenohen me të.
Kokalari ka ironizuar edhe politikën, pasi sipas saj ata të gjithë po përfitojnë nga suksesi i saj.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
“T’ju them të drejtën fitorja e Luiza Gegës mua më trishtoi, jo sepse nuk të bën krenare, por kur shoh lotët e saj dhe flamurin Shqiptar që mban në krahë, dhe nga ana tjetër shoh të gjithë politikanët që e shkatërruan Shqipërinë të krenohen me të, më bëhet një boshllëk në stomak që kthehet në trishtim të plotë, trishtim për të gjithë talentet që kanë ikur nga Shqipëria sepse nuk kanë kushtet bazë për të avancuar sado pak në karrieren e tyre.
Kjo fitore i përket vetëm Luizës, askujt tjetër.” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post