Florian Marku në një intervistë ekskluzive për News24 ka zbuluar emocionet e ndeshjes së datës 25 gusht. Ai ka zbuluar detaj për gazetaren Çenkuela Hasa ku ka treguar se cili është personi i shtrenjtë që do të mungoj në këtë sfidë të rëndësishme në “Air Albania”.
“Po në stadium do të jetë e pranishme e gjithë familja, nusja, motra, i gjithë fisi, përveç nënës. Nëna ime nuk vjen kurrë të më shikoj në ndeshje.
Që kur kam nisur karrierën, kam thuajse 130 ndeshje dhe kur është momenti të ndeshem ajo mbyll telefonat, mbyll televizorat dhe del xhiro, ecën derisa përfundon ndeshja.
Nuk më ka parë kurrë në jetën e saj live. Jo në ring por as në televizor”- u shpreh sportisti njohur.
Diskutime rreth kësaj post