Skënder Shuli, një bari në zonën e Gramshit, ka shpëtuar mrekullisht pasditen e kësaj të hëne kur një rrufe ka rënë pranë kopesë së tij të bagëtive. Shkarkesa e madhe elektrike e kurseu atë, por i mori 165 krerë dele.
Siç shihet dhe në foto, bagëtitë kanë qenë duke kullotur dhe sapo ka nisur shiu, kanë qëndruar nën një pemë të madhe. Stuhia e shiut që zuri në fshatin Kukur është shoqëruar me shkarkesa elektrike, një prej të cilave ka rënë në kopenë e Skënder Shulit.
Kryefamiljari i një familje 6 anëtarëshe vetë ka shpëtuar, por ka parë me lot në sy sesi burimi i vetëm i të ardhurave i është shkatërruar para syve. 165 delet kanë ngordhur të gjitha si pasojë e rrufesë, duke i shkaktuar bariut një dëm të madh financiar.
Diskutime rreth kësaj post