Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin e qeverisë për të gjithë fermerët që do të kultivojnë grurë. Rama bën me dije se të gjithë ata fermerë që do të mbjellin grurë, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë. Ai sqaron më tej se aplikimet do të bëhen online te e-Albania nga data 1 deri në datë 23 shtator.
“Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.
Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik
Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor”,shkruaan Rama.
Diskutime rreth kësaj post