Ish presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë në një reagim për mediat ku ka paralajmëruar se të tjera fakte tronditëse do të dalin në shesh në ditët në vijim.
“Kisha dëshirë në këtë fillim jave të ndaja përsëri një shqetësim me ju para se të nisem në jalë për të takuar të rinjtë të PL-së dhe për të kaluar ca ditë të mrekullueshme. Shqetësimi kryesor është korrupsioni galopant, afera më e zezë e Inceneratorëve, do njiheni me fakte tronditëse në javët në vijim jo vetëm për të por edhe afera të tjera. Sot dua të ndalem te rrugët, investimet ku kostoja e rrugëve Qukës-Qafë Plloqë është shumëfishuar.
Kardhiq-Delvinë ka kaluar mbi 180 milionë euro e shumë rrugë të tjer. Duke ju ikur angazhimeve dhe në konferencat ndërkombëtare për rajonin pasi nuk duan të prokurohen me kosto shumë më të lira por duan ti ikin konkurrencës dhe duan të bëjnë ato koncesione me vlerë shumë më të madhe për interes të kryeminstrit.
Kilometri 10 milionë euro, e 20 milionë euro ndërkohë në Francë është 4 milionë.Dihet sa është paga e punëtorit”, u shpreh Meta në fjalën e tij para gazetarëve.
Diskutime rreth kësaj post