Ferdinand Xhaferaj, deputet i Partisë Demokratike dhe zëvendëskryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare e cilëson tentativë të pastër spiunazhi incidentin e ndodhur dy ditë më parë në ish-uzinën e armëve në Gramsh.
Në një intervistë për Euronews, Dervishaj tha se rasti në fjalë vërtetoi se sa lehtësisht rusët mund të tentojnë të hyjnë në objektet e sigurisë në një vend anëtar i NATO-s.
“Është cenuar siguria e objektit. Nuk mund të themi se u cenua siguria kombëtare, vetëm nëse do kërkonin të dëmtonin infrastrukturën në reparte aktive ushtarake. Rasti u neutralizua, por duhet të na çojë tek fenomeni. Rusët janë të investuar për të destabilizuar Ballkanin, e kanë nisur nga veriu i Kosovës, janë të investuar në këtë drejtim”, tha Xhaferaj.
Diskutime rreth kësaj post