Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që reshjet e shiut të përmbysin disa rrugë e trotuare të kryeqytetit.
Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, përmes një postimi në rrjete sociale i bën thirrje kryebashkiakut Veliaj që të lërë Kievin ku ka shkuar për vizitë, dhe të kthehet në kryeqytet pasi me 10 minuta shi u përmbyt.
Më tej Braimllari shkruan se hajduti i Tiranës Erion Veliaj e do kryeqytetin vetëm për të vjedhur e rrjepur.
“Hajduti i Tiranes, lëre Kievin dhe propagandën tënde që nuk i hyn në punë njeriu. Eja në Tiranë se me 10 minuta shi u përmbyt kryeqyteti. Apo Tiranën e do vetëm për ta vjedhur dhe rrjepur.”-shkruan Braimllari.
Diskutime rreth kësaj post