Studimet e reja shkencore kanë zbuluar se një lloj acidi yndyror që gjendet në vajin e palmës, një përbërës i zakonshëm në shumë ushqime standarte, lidhet me përhapjen e kancerit. Shkencëtarët në eksperimentet me minjtë, kanë vërejtur se i ashtuquajturi acid palmitik nxit metastazat në kancerin e gojës dhe të lëkurës.
Megjithatë, profesor Salvador Aznar-Benitah nga Instituti i Kërkimeve të Biomjekësisë në Barcelonë (IRB), thotë se nevojiten kërkime të tjera përpara se t’u propozohet pacientëve me kancer të ndjekin një dietë specifike: “Unë mendoj se është ende herët për të përcaktuar llojin e dietës që duhet të kenë pacientët me kancer metastatik në mënyrë që të vonojnë procesin e metastatizimit”.
Megjithatë, gjetjet e reja, të publikuara në revistën Nature, shtojnë dëshminë se terapitë e disponueshme kundër kancerit mund të përmirësohen ose parandalohen nga elementë specifikë që marrim nga dieta jonë. Helen Rippon, kreu i Fondacionit Botëror të Kërkimit të Kancerit, tha: “Ky zbulim është një revolucion i madh në kuptimin e marrëdhënies ndërmjet dietës dhe kancerit.
Dhe, më e rëndësishmja, për të kuptuar se si mund ta përdorim këtë njohuri për të zhvilluar terapi të reja të kancerit. Duke mësuar se çfarë e shkakton përhapjen e tij dhe, mbi të gjitha, si ta ndalojmë atë, ne do ta zvogëlojmë atë numër.”
Diskutime rreth kësaj post