Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një lidhje Skype në rubrikën “Opinion” në News24 nga Kievi, ka folur edhe mbi dosjet e Sigurimit.
Ai u shpreh se nuk bëhet fjalë për targetuar një person me ligjin e ri, por për të hequr barrierat mbi hapjen e dosjeve.
“Nuk kam koment për mënyrën si argëtohet Ilir Meta, ka një mllef nga Shqipërisë dhe shqiptarëve ndërkohë që i kanë dhënë gjithçka. Një sigurims dhe një sekretar i partisë së punës janë bërë të djathtë tani dhe kërkojnë votat e ish-të përndjekurve. Letrat ngelen, kush është i përndjekur do duhet të mendojë çfarë kanë bërë ata për votat e të djathtëve.
Ndryshimi i ligjit vjen pasi me iniciativë të LSI-së vetëm e Rusia nuk kishim hapur dosjet. Menduam që amendamenti ishte për të shkurtuar punën e arkivës pa ditur që jepet certifikatë e pastërtisë edhe pa u verifikuar me justifikimin se nuk gjeten dosja.
Nuk bëhet fjalë për të targetuar një person por për të hequr një barrierë.
Berisha e Meta kanë një histori të gjatë dashurie mes tyre, kupton edhe arsyet.
Dosjet janë të mos përdoret alibia e një letre bakalli për të pastruar figurën kur dosjet janë aty”, tha Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post