Avokati Idajet Beqiri ka reaguar lidhur me debatin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Ai thotë se çështje nuk është trajtuar asnjëherë si duhet. Madje ai shton se nëse nuk do të ishte dosja e Sigurimit të Shtetit nuk do të ishte përmbysur as regjimi komunist.
“Kjo punë nuk është bërë mirë asnjëherë ose është bërë keq. Dhe ato komisionet Mezini, Bezhani,të gjitha janë bërë nën etiketimin që kë do shpëtojmë, kë e zë ligji dhe meqë këtë e zë ligji të bëjmë një paragraf që mos ta zërë këtë që ka qenë realisht bashkëpunëtor i Sigurimit. Është bërë me emra të përveçëm që të shpëtonte disa dhe të fuste disa që ishin kundërshtarë të asaj kohe. Kështu ka vazhduar. Nuk është bërë njëherë e mirë kjo punë. Nëse nuk do ishte realisht dora e Sigurimit të Shtetit që do të nxirrte elementët e tij më të besuar për të marrë situatën në dorë nuk do të përmbysej regjimi”, u shpreh Beqiri.
Sigurimi zgjati duart edhe më tej thotë ai.
“Bashkëpunëtorët e Sigurimit ishin kryesorët që morën dhe krijimin e PD në fillimin e saj. Duke filluar nga kreu i partisë Azem Hajdari. Edhe Sali Berisha. Këtu dosjet kanë hequr njëri-tjetrin. Berisha ka qenë agjent i dyfishtë, i UDB dhe Sigurimit të Shtetit. Shumica e partive politike ishte në dorën e ish-Sigurimit të Shtetit, që dorë të fortë kishte Ramiz Alinë. Nuk janë hapur njëherë e mirë dhe pastër dosjet. Kur erdhi në pushtet Berisha ka bërë masakër me dosjet, kanë hequr dokumente të ndryshme, kanë mbajtur vetëm ato për të luftuar kundërshtarët politikë. Por të ketë vullnet të mirë nga të dy palët, pasi dy palët kanë probleme të kësaj natyre. Dhe këta që janë në pushtet sot kanë probleme të kësaj natyre. Edhe Ilir Meta, merita e vetme e tij në politikë ka qenë se i shërbente Sigurimit të Shtetit dhe i ka shërbyer që në vitin e dytë në gjimnaz”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post