Presidenti rus Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se sulmet ajrore në centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporozhye krijojnë rrezikun e një “katastrofe në shkallë të gjerë”.
Sipas Kremlinit, Putin tha se bombardimi sistematik i zonës së centralit bërthamor të Zaporozhye krijon rrezikun e një katastrofe në shkallë të gjerë që mund të çojë në ndotje radioaktive të territoreve të gjera.
Kremlini shtoi se Putin dhe Macron u zotuan që përfaqësuesit e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të vizitojnë centralin sa më shpejt të jetë e mundur.
Në të njëjtën bisedë, Putin dënoi “pengesat” në eksportin e mallrave bujqësore ruse pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në Stamboll muajin e kaluar.
Sipas tij, ka ende pengesa në eksport dhe kjo nuk kontribuon në zgjidhjen e problemit të sigurisë ushqimore botërore.
Diskutime rreth kësaj post