Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani feston sot 78 vjetorin e lindjes. Meidani e nisi karrierën si pedagog, më pas u bë dekan i FSHN e më vonë si kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Aderoi në Partinë Socialiste ku u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm e më pas deputet.
Edhe në këtë foto që ndan analisti Kreshnik Spahiu teksa i uron ditëlindjen, Meidani e Moisiu shfaqen rrugëve të Tiranës duke ecur krah njëri-tjetrit, në këmbë. “Gëzuar ditëlindjen, Zotni qytetar dhe fisnik i Tiranës”, shkruan Spahiu.
Kur socialistët erdhën në pushtet, Rexhep Meidani u zgjodh President i Republikës dhe ushtroi detyrën nga 24 korriku 1997 deri në 24 korrik 2002, kur u zëvendësua nga pasardhësi i tij Alfred Moisiu.
“Ish-presidenti Rexhep Mejdani sot mbush 78 vjeç. Ai ecën rrugve të Tiranës çdo ditë në këmbë, i lirë, pa frikë, i qetë, me kolegët e tij dhe i nderuar nga të gjithë. Iku në kohën e duhur, pa u ndjerë, pa u bërë pis dhe pa marr mallkimin e shqiptarve. Ai e kuptoj që kishte ardhur ora. Kur ishte në politikë e kritikova, sot e urova”, vijon analisti.
Diskutime rreth kësaj post