Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka bërë sërish thirrje për uljen e çmimit të hidrokarbureve.
Ish-presidenti u shpreh se i duhet dhënë fund “rrjepjes së pamëshirshme” që po i bëhet popullit me çmimet e larta.
Kujtojmë se në një konferencë pak orë më parë, Meta u shpreh se çmimet e hodrokarbureve dhe ushqimeve do të bien kur populli të ngrihet.
“Ne do të bëjmë çdo gjë. Çmimet do bien kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet. Askush nuk ka pse të shqetësohet nga konferencat dhe denoncimet. Çdo denoncim është bërë me fakte, me prova dhe jo për qëllime politike. Është në interes të lartë të qytetarëve. Do të vazhdojmë çdo ditë, jo vetëm të bëjmë denoncime. Ora e shtetit po vjen, e ligjit po vjen”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post