Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një postim në rrjetin social Facebook, i kërkon qeverisë që të rishikojë politikat ekonomike të vendit, pasi inflacioni në Shqipëri po rritet frikshëm dhe ka arritur të jetë dyshifror.
“Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit, se do përplasemi! Inflacioni në Shqipëri është dyshifror! Për këtë nuk kam dyshim. Jo më 7,5 %, sipas sahatit të ndryshkur të statistikave tona. Çmimet rriten me orë jo me ditë.. Në mëngjes janë X, pasdite X+1”, shkruan Panariti.
Në vijim, ai thekson se shqiptarët po e ndiejnë frikshëm rënien e fuqisë së lekut, duke ulur edhe blerjet e konsumit të përditshëm.
“Të ardhurat në rënie! Të gjithë e ndjejnë pafuqinë e lekut, në tregje, shërbime, detyrime, kredi, interesa… Dhe varfërinë në rritje! Mos plotësim alarmant i nevojave bazë për shtresa gjithnjë e më të gjera. Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit , se do përplasemi!”, shprehet ish-ministri.
Diskutime rreth kësaj post