Ndonëse në këtë muaj të nxehtë gushti, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë ngërthyer në një protagonizëm të ashpër se cili nga te dy ka potencial më të madh opozitar, kundërshtarët e tyre socialistë po planifikojnë ti heqin qafe nga politika parlamentare.
Gjithnjë e më shumë po flitet për ndyshime ligjore që do të pengonin një kandidim të ardhshëm të Ilir Metës, të cilit në shtator parlamenti do ti “zbulojë” dosjen e spiunit, çka do të bëhet shkas që më pas atij ti hiqet e drejta për të kandiduar dhe për tu zgjedhur.
Një truk i ngjashëm po përdoret edhe ndaj Berishës. Socialistët në pushtet po planifikojnë një amendim të ligjit të dekriminalizimit duke përfshirë në të edhe ‘djegjen” e personave që janë shpallur non grata nga aleatët tanë perendimore. Një gjë e tillë e cila kërkon ndryshime kushtetuese me 94 vota do të bëhet vetëm me bashkëpunimin e mundshëm të deputetëve të PD-së që mbështesin linjën Basha. Interesant është fakti se diplomatë amerikanë i’a kanë kërkuar personalisht Edi Ramës ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit që përpara se të shpallin Berishën non grata, por kryeministri e rrefuzoi këtë kërkesë me arsyetimin se po e shndërruan këtë në ligj, ky nen mund të përdorej për të shantazhuar politikanët shqiptarë me nxjerrjen nga politika prej vendeve perendimore që nuk janë “aq vllazërorë sa amerikanët ndaj nesh”. Fakti që Rama po adopton shprehjen “vetëm budallenjë nuk ndryshojë mendje” tregon se ai i trembet sinergjisë opozitare që mund të krijojnë Berisha dhe Meta, që sado opozitë të gabuar të bëjnë, nuk do të përsërisin fabulën e një opozite të kapur.
Në këto kushte, ndoshta, kryeministri ka vendosur të zbatojë një strategji që e ka perfeksionuar tashmë, atë për të neutralizuar vullnetin popullor përmes ligjeve që qepen si kostume me porosi për të.
Nëse në 2017, ai përfitoi nga marëveshja e majit me Bashën, për të ndaluar koalicionet, nëse në 2021, ai ndryshoi në mënyrë skandaloze kushtetutën duke transformuar rreguallat ndërkohë që gara kishte filluar, duke i hequr të drejtën opozitës të dilte në një koalicion, ai tani do të përjashtojë nga loja me ligj dy rivalët e vet kryesorë.
Nuk është çudi që një gjë e tillë të ndodhë në shtator pasi shumë socialistë dhe media pranë po e paralajmërojnë këtë, por e vetmja gjë që tani për tani nuk dihet është mënyra se si do të reagojë pala e prekur dhe militantët e saj.
Diskutime rreth kësaj post