Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar faktin se KESH është duke zbrazur basenin e Fierzës, pasi nuk blen dot energji elektrike.
Denoncuesi shkruan, se Shqipëria nuk është duke ndihmuar Kosovën me energji, por thjeshtë po i kthen energjinë që Prishtina ka depozituar në vendin tonë.
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
“Qeveria zbraz digat, garanton terrin!
OSSHE e falimentuar nuk blen dot energji.
Zbrazja e digava në gusht paralajmëron kolaps energjitik në vjeshtë.
Kosova nuk po ndihmohet me energji nga KESH, por po kthen energjinë e depozituar nga KEK tek KESH. #sb
Pershendetje Doktor ! Ndjes per shqetesimin . Doja te Ju informoja qe importi i energjise elektrike nga KESH sh.a eshte zero. Po prodhohet vetem me kaskaden e drinit. Ne keto kushte po ulin ne menyre drastike nivelin e kaskades . Doja te Ju informoja qe Kosoven nuk po e ndihmojne por KESH sh.a po kthen sasine e energjise qe ka marre ne Kosove ne muajin korrik.“-shprehet Berisha.
Diskutime rreth kësaj post