Legjenda Thierry Henry ka mbrojtur sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, pasi tifozët e kritikuan atë për heqjen dorë nga kundërsulmi kur atij nuk iu dha një pasim në sfidën ndaj Montpellier.
23-vjeçari dukej i irrituar kur mesfushori Vitinha zgjodhi të luante topin në drejtim të kundërt, me videon që ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Henry shprehet: “Trajneri do të duhet të gjejë një mënyrë për të luajtur me të tre [Lionel Messi, Neymar, Mbappe] dhe t’i bëjë ata të lumtur.Tek PSG ka gjithmonë një debat, një problem. Ata fituan 5-2 dhe ne po flasim për Mbappe. Vitin e kaluar problem ishte Neymar dhe do të jetë gjithmonë kështu. Quhet PSG”.
Diskutime rreth kësaj post