Ambasadorja amerikane Yuri Kim, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka bërë me dije se ka takuar ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann.
Kim u shpreh se po pret me padurim të punojë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.
“E lumtur që takova ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann. Ajo është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Union. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkroi ambasadorja Kim.
Diskutime rreth kësaj post