Presidenti Bajram Begaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Kosovë, ka takuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë dhe themelimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
“Kryetari Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës. Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë për Media të Kuvendit në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, si dhe këshilltarët ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Kryekuvendari Konjufca e ka uruar Begajn për zgjedhjen president të Shqipërisë, duke i dëshiruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.
Kryetari Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës.
Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare.
Kryetari Konjufca dhe presidenti Begaj i kanë vlerësuar të shkëlqyera raportet ndërmjet dy shteteve.”-thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post