Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë dyfishuar turistët gjermanë. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se Shqipëria në periudhën janar-korrik është vizituar nga 100.000 turistë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
“Mbi 100.000 turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52.000 në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan kryeministri, krahas një artikulli të gazetës gjermane.
Diskutime rreth kësaj post