Ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger, ka deklaruar ditën e sotme se Uashingtoni është aktualisht në prag të luftës me Moskën dhe Pekinin. Tass shkruan se në një intervistë për Wall Streel Journal, Kissinger ka rrëfyer frikën e tij destabilizimin që e pret planetin.
“Ne jemi në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për çështjet të cilat i krijuam pjesërisht, pa koncept se si do të përfundojë kjo apo çfarë supozohet të çojë”, tha ai.
Kissinger propozon që vendet të mos kthehen kundër njëri-tjetrin dhe të mos krijojnë tensione.
“Nuk mund të thuash vetëm tani se do t’i ndajmë dhe do t’i kthejmë kundër njëri-tjetrit. Gjithçka që mund të bëni është të mos përshpejtoni tensionet dhe të krijoni opsione, dhe për këtë duhet të keni një qëllim,”- shtoi Kissinger.
Diskutime rreth kësaj post